Malo eshte themeluesi i restorantit !
Ne pranverën e vitit 1991 Malo blen ndertesen nga shteti dhe vendos emrin e tij ne restorant.
Në vitin 1972 Malo mbaroi shkollën e gatimit në Tiranë. Më pas deri ne fillim te viteve '90 ka punuar pothuajse në të gjitha restorantet e qytetit të tij të Pogradecit. Në fillim të vitit 1977 ai ishte pjesë e elitës së shefave të kuzhinës, te cilët përgatisnin ushqim për qeveritarët(vilat e Pogradecit), ndërsa ata ishin me pushime.
Ai rridhte nga një familje ku gatimi ishte traditë. Nëna e tij pati një ndikim të madh në rrugëtimin e tij drejt gatimit.
Manel dhe Daniel, djemtë e Malos trashëguan aftësitë e tij në gatim. Bashkeshortja gatuan ushqimet tradicionale, ndërsa djali i tij Manel, ka mbajtur të njëjtën linjë gatimi si babai i tij dhe ka shtuar më shumë shije mesdhetare në menunë e restorantit. Klientët janë shumë të kënaqur dhe ata kthehen gjithmonë. Sot familja e Malos është shumë krenare për gjithecka ka arritur.